Site logo

Ntreg

As “po” as “jo” – Arbana le pezull publikun me përgjigjen për rikthim në BBVA

Arbana Osmani për rikthimin në “Big Brother VIP”: “E konsideroj si shenjë dashurie sa herë që më bëhet kjo pyetje”

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, ka reaguar sërish lidhur me pyetjet e shumta që i drejtohen për një rikthim të mundshëm në moderimin e “Big Brother VIP”.

E pyetur edhe një herë për këtë temë, në një prononcim të fundit, Osmani u shpreh me sinqeritet dhe elegancë:
“Kur mendon se do të mbarojë kjo pyetje në jetën time? Unë e konsideroj një shenjë dashamirësie sa herë që më bëhet kjo pyetje. E marrë si shenjë dashurie dhe ma bën shumë qejfin, por nuk e kam një përgjigje.”

Deklarata e saj vjen në një kohë kur emri i Arbanës vazhdon të lidhet ngushtë me “Big Brother”, format që ajo e ka moderuar për shumë vite, duke krijuar një lidhje të veçantë me publikun.

Edhe pse nuk dha një përgjigje të prerë për rikthimin, Osmani e vlerësoi interesin e publikut si një tregues të respektit dhe dashurisë për punën e saj shumëvjeçare në ekran. Me statusin e saj si një nga figurat më ikonike të televizionit shqiptar, çdo deklaratë e saj mbi projekte madhore si “Big Brother VIP” vazhdon të zgjojë kuriozitet dhe nostalgji te fansat.

Të fundit