Site logo

Ntreg

Askush s’e priste! Angela Martini kërkon divorc nga Dragos Savulescu – ja pse!

Askush s’e priste! Angela Martini kërkon divorc nga Dragos Savulescu – ja pse!

Modelja dhe ish-Miss Universe Albania, Angela Martini, është zyrtarisht beqare sërish, pasi ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu, pas shtatë vjetësh martesë.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, Angela ka depozituar kërkesën për divorc të enjten, duke e cilësuar 24 tetorin si datën zyrtare të ndarjes. Në dokumente, ajo ka përmendur “mospajtime të vazhdueshme” si arsyen kryesore të prishjes së martesës.

Çifti, që kanë një djalë 3-vjeçar, Kyree Martini Savulescu, do të ndajnë kujdestarinë ligjore dhe fizike, sipas kërkesës së modeles.

Angela kërkon gjithashtu që ish-bashkëshorti i saj, i cili është aktor dhe producent në Hollywood, të paguajë pension bashkëshortor.

Dyshja ishin martuar në dhjetor të vitit 2017, dhe ndarja e tyre ka ardhur si një befasi për publikun, pasi vetëm disa javë më parë u panë në pushime luksoze, ndërsa flitej për një film të bazuar në historinë e tyre të dashurisë, pas përfundimit të problemeve ligjore të Savulescut në Rumani.

Të fundit