Site logo

Ntreg

“Asnjë telefonatë, asnjë falënderim – i kam çuar edhe të brendshme brenda në shtëpi!” – Reagon Anaidi

Pas një heshtjeje të gjatë, Anaid Kaloti, fituesi i mëparshëm i Big Brother, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj Gjestit, një prej konkurrentëve më të komentuar të edicionit të fundit të BB VIP Albania.

Në një postim shpërthyes, Anaidi tregon se ai ishte njeriu që e ndihmoi më shumë se kushdo tjetër për të hyrë në format, dhe e mbështeti gjatë gjithë rrugëtimit të tij.
“I kam çuar rroba, i kam çuar edhe të brendshme brenda në shtëpi. E solla vetë në Top Channel për Prime. I kam bërë më shumë se ç’bëhet për një vëlla!” – shkroi Anaidi.

Por ajo që duket se e ka prekur më shumë, është mungesa totale e mirënjohjes.
“S’ma ka bërë as një telefonatë! As një ‘faleminderit’ nuk ka dalë nga goja e tij!” – tha ai.

Ai zbuloi gjithashtu se menaxheri i Gjestit ka qëndruar me të për muaj me radhë në Tiranë, duke përfituar nga ndihma dhe mikpritja e tij, pa pasur nevojë të nxjerrë para nga xhepi.

“Për kë e kam bërë gjithë këtë? Për një njeri që më harroi sapo doli nga loja…”, përfundon Anaidi, i zhgënjyer dhe i lënduar.

Ky reagim ka ngritur shumë pikëpyetje rreth marrëdhënieve të vërteta pas kamerave dhe mirënjohjes së munguar në showbiz-in shqiptar.

“Asnjë telefonatë, asnjë falënderim - i kam çuar edhe të brendshme brenda në shtëpi!” - Reagon Anaidi

Të fundit