Aulona Musta “zbulon bombën”: Mateo i dashuruar, Brikena me një lidhje jashtë?

Aulona Musta “zbulon bombën”: Mateo i dashuruar, Brikena me një lidhje jashtë?

Gazetarja Aulona Musta ishte e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku foli hapur për marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, duke hedhur dyshime dhe duke nxitur diskutime të forta.

Sipas Aulonës, ndjenjat e Mateos duken të qarta, ndërsa nga ana e Brikenës situata është më e ftohtë. Ajo sugjeroi se Mateo mund të ketë rizgjuar një ndjenjë të vjetër, e cila kishte mbetur e fikur prej vitesh, por që tani duket se ka marrë jetë sërish.

Ndërkohë, për Brikenën, gazetarja ngriti dyshimin se ajo mund të ketë një histori jashtë shtëpisë, gjë që sipas saj mund ta bëjë të rezervuar dhe të frikësuar për t’u përfshirë emocionalisht.

“Nga ana e Mateos po, mbase i është rindezur një shkëndijë e vjetër. Brikena mund të ketë një histori jashtë dhe kjo e bën të trembur”, u shpreh Aulona.

Ajo shtoi gjithashtu se, pavarësisht dëshirës së publikut për t’i parë bashkë dhe faktit që duken një çift i bukur, nga ana e Brikenës nuk vihet re interes apo pëlqim. Pas gati një muaji bashkëjetesë në shtëpi, Brikena shfaqet e prerë në qëndrimin e saj, madje pas zhvillimeve të fundit duket e zhgënjyer nga fakti që Mateo ka zbuluar shumë detaje.

Të fundit