VIDEO/ Babai i Selin do vijë në BBVIP? Por ka një kusht

Toni Bollati, babai i Selinës, ka folur në “Fan Club” për afrimitetin e vajzës së tij me Gimbon.

Gjatë intervistës, ai u shpreh shumë i afërt me Gimbon, duke thënë se e konsideron si pjesë të familjes së tij për sa kohë që qëndron pranë Selinës. Sipas tij, mbështetja ndaj tij do të jetë e njëjtë si për fëmijët e vet.

“Në rast se Gimbo nuk skualifikohet nga loja, do t’i hipi avionit dhe do të vij në program t’i bëj Selin dhe Gimbo një dasëm akoma më të madhe”, premtoi Toni.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojë ky nominim midis Brikenës dhe Gimbos, ku i eliminuari do të lërë shtëpinë të martën.

Të fundit