Babi i vitit Ledri Vula emocionon me momentet e ëmbla me të bijën

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka emocionuar sërish ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa ka ndarë disa momente të veçanta pranë vajzës së tij të vogël, Poem Blu.

Në fotot e publikuara së fundmi, Ledri shfaqet i buzëqeshur dhe plot dashuri, duke përqafuar të bijën në çaste që pasqyrojnë qartë lidhjen e ngushtë mes tyre. Pamjet janë pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët kanë vërshuar komente pozitive dhe urime për reperin dhe të bijën.

Me këto postime, Ledri jo vetëm që dëshmon për herë të radhës përkushtimin e tij si baba, por edhe afeksionin e pamasë që ka për Poemin, duke e bërë shpeshherë këtë marrëdhënie si një ndër më të pëlqyerat nga publiku.

Babi i vitit Ledri Vula emocionon me momentet e ëmbla me të bijën

Të fundit