Banorja simpatike nga Elbasani, reagimi i Mateos ndaj ngacmimit të Ledionit

Tre vajza të reja simpatike iu bashkuan shtëpisë së Big Brother Vip Albania 5 mbrëmjen e sotme, ku një prej tyre Edisa, ishte me prejardhje nga Elbasani, sikurse Mateo.

Teksa prezantohej me shtëpinë, duke marrë parasysh dhe hobit e përbashkët për fitnes dhe modën, prezantuesi Ledion Lico ngacmoi banorin e preferuar të publikut Mateo Borrin duke i thënë se tashmë ka dikë që të flasë në dialekt të Elbasanit.

Një ngacmim që Mateo e anashkaloi duke iu përgjigjur se për atë punë ka Arditin. Duket se banori ka zgjedhur kështu t’i japë më shumë siguri Brikenës në pëlqimin e tij ndaj asaj. Fansat e kanë komentuar këtë reagim të Mateos pozitivisht.

Të fundit