Site logo

Ntreg

Bardhi për Sarën: “Sarës i plotësoj çdo teke, ça të më kërkojë”

Reperi Bardhi ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për jetën e tij personale dhe marrëdhënien me familjen. Gjatë intervistës, ai ndau detaje edhe për partneren e tij, Sarën, me të cilën ka një vajzë, të quajtur Nea.

Bardhi për Sarën: “Sarës i plotësoj çdo teke, ça të më kërkojë”

Në bisedë, Bardhi tregoi se ardhja në jetë e vajzës ka qenë një moment i shumëpritur për të dy:

“Ishim shumë gati, luteshim çdo natë që të vinte. Ka qenë një përgjigje nga Zoti. Jeta jonë është shumë e organizuar, nuk kemi pasur ndonjë vështirësi. Sara ka qenë vetëm një herë në studio.”

Kur u pyet nëse e paguan Sarën për ndihmën e saj në konceptimin e projekteve të tij muzikore, Bardhi u përgjigj me humor:

“E paguaj shtrenjtë, çfarë të më kërkojë.”

Ai shtoi gjithashtu se i plotëson dëshirat Sarës dhe nuk ngurron të bëjë surpriza:

“Çfarë të ketë dëshirë, ia bëj. I bëj edhe surpriza.”

Deklaratat e tij u pritën pozitivisht nga publiku, duke reflektuar një marrëdhënie të konsoliduar dhe mbështetëse mes partnerëve.

Bardhi për Sarën: “Sarës i plotësoj çdo teke, ça të më kërkojë”

Të fundit