Site logo

Ntreg

Bardhi surprizon partneren e tij Sarën në përvjetorin e tyre me dhuratën e veçantë!

Bardhi surprizon partneren e tij Sarën në përvjetorin e tyre me dhuratën e veçantë!

Këngëtari i njohur Bardhi ka surprizuar partneren e tij, Sara Gjordeni, me një dhuratë tejet romantike që po bën xhiron e rrjetit.

Në një moment të papritur, Bardhi i ka dërguar Sarës një buqetë trendafilash të bardhë, ku në mes ishte shkruar fjala “Queen” – një gjest simbolik dashurie dhe adhurimi.

E emocionuar nga surpriza, Sara ka ndarë në Instastory pamjet e dhuratës duke e shoqëruar me një dedikim të shkurtër, por shumë domethënës:

“Të dua ❤️”

Çifti, i cili prej kohësh është ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, shpesh ndan momente plot dashuri e kujdes ndaj njëri-tjetrit. Mesa duket, lidhja e tyre po hyn në një fazë gjithnjë e më të qëndrueshme e të lumtur.

Të fundit