Çifti më i përfolur i reality show-t “Ferma VIP 2”, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, nuk janë ndarë!
Pas javësh spekulimesh, supozimesh dhe komentesh pa fund në rrjete sociale, Alba ka vendosur të thotë të vërtetën – live, përballë Luanës.
Gjatë emisionit të së hënës mbrëma, teksa u pyet për jetën pas Fermës, Alba zbuloi se ajo dhe Limi janë ende bashkë, madje shikojnë episodet e “Ferma VIP” së bashku.
🗣️ Pjesë nga biseda LIVE në studio:
Luana Vjollca: Të ka lënë Limi kohë të shohësh fermën?
Alba (duke buzëqeshur): Nuk është se na ngelet shumë kohë, por mundohemi…
Luana: Ahaaa… kjo do të thotë që janë ende bashkë!
Alba: Po, e ndjekim bashkë!
💬 Ky konfirmim “i thjeshtë”, por shumë i pritur, ka bërë menjëherë bujë në rrjete sociale, ku fansat e çiftit kanë shpërthyer me komente pozitive.
Duket se romanca që lindi mes Albas dhe Limin brenda Fermës po vazhdon edhe jashtë, pavarësisht sfidave, distancës apo zhurmës mediatike.






