Klajdi Musabelliu dhe Rozana Radi kanë patur debate të forta gjatë kohës që ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Gjatë një interviste për emisionin “Pushime On Top”, Klajdi u pyet nëse do të konsideronte një bashkëpunim muzikor me këngëtaren Rozana Radi.
Ai u shpreh me shprehjen “kurrë mos thuaj kurrë”, duke theksuar se aktualisht është i fokusuar dhe shumë selektiv në zgjedhjen e projekteve të tij muzikore, për shkak të angazhimeve të shumta.
Musabelliu shtoi gjithashtu se për të loja në “Big Brother” ka përfunduar, dhe se hyri aty kryesisht për të kaluar mirë, për t’u argëtuar dhe për të shijuar eksperiencën.
“Unë besoj se kam qenë shumë i qartë, jo vetëm me Rozanën, por me të gjithë personat me të cilët kam luajtur brenda shtëpisë. Kam qeshur, jam argëtuar, dhe, po të them të drejtën, jam tallur pak, gjë që nuk e mohoj. Sepse hyra në Big Brother për t’u kënaqur,” u shpreh ai.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Një bashkëpunim që nuk do të doje ta realizoje, Rozana?
Klajdi: Big Brother-i për mua është mbyllur, loja ka përfunduar. Ne mbetemi shokë, miq dhe kolegë, pavarësisht asaj që është thënë apo bërë gjatë qëndrimit brenda shtëpisë. Në jetën reale, raportet funksionojnë ashtu — ndodh të zihen, të mbajnë mëri, të akuzohen, të fliten pas shpinës, por më pas ritakohen. Kjo nuk është diçka e re, vetëm që aty brenda ndodhte në mënyrë publike dhe jashtë mori një tjetër dimension. Unë besoj se kam qenë shumë i qartë në qëndrimin tim.
Pyetje: Tani që jeni jashtë, si e sheh Rozanën në aspektin artistik? Do të dëshiroje të bashkëpunonit me të?
Klajdi: Të them të drejtën, “kurrë mos thuaj kurrë”. Nuk përjashtoj mundësinë. Por për momentin jam i angazhuar me projektin tim me Nestin dhe kam shumë gjëra në dorë. Po mundohem të jem i kujdesshëm dhe selektiv në zgjedhjet që bëj. Për momentin, le të përfundojmë bashkëpunimin me Elvanën.






