Site logo

Ntreg

Bashkëshortja e Erik Lloshit: ‘Nëse nënshkruan kontratën për Big Brother, bëj gati divorcin’

Bashkëshortja e Erik Lloshit: ‘Nëse nënshkruan kontratën për Big Brother, bëj gati divorcin’

Këngëtari i njohur Erik Lloshi ka bërë një rrëfim surprizë gjatë intervistës së fundit në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai zbuloi se një vendim i rëndësishëm për karrierën e tij artistike ka qenë shumë pranë që ta fuste në një krizë serioze martesore.

Eriku tregoi se ishte ftuar të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, madje kishte shkuar deri në momentin e nënshkrimit të kontratës. Por, aty e priste një situatë e papritur: një ultimatum i fortë nga bashkëshortja e tij, Romina.

“Nëse ti futesh në ‘Big Brother’, bëj gati divorcin.”

Në fillim këngëtari mendoi se Romina po bënte shaka, por shumë shpejt kuptoi se gruaja e kishte tepër seriozisht. Përballë këtij kushti, ai vendosi të tërhiqej nga formati dhe të zgjidhte familjen.

“Patjetër që zgjodha familjen. Nuk e di me çfarë mendje do ishte këtë vit, por atëherë situata ishte shumë e qartë: ose reality show, ose martesa,” – rrëfeu Lloshi.

Ndryshe nga Eriku, i cili është i pranishëm vazhdimisht në skenë dhe në media, Romina preferon të qëndrojë larg vëmendjes publike. Ai tregoi se ajo ka qenë vetëm dy herë pjesë e intervistave të tij dhe më pas është betuar se nuk do të shfaqet më, pasi nuk i pëlqen aspak ekspozimi.

Kjo histori e pathënë më parë tregon pse Erik Lloshi ka refuzuar të bëhet pjesë e reality show-t më të madh në Shqipëri, duke i dhënë përparësi harmonisë familjare përpara çdo aventure televizive.

Të fundit