Bashkëshortja e Mirit sqaron njëherë e mirë të vërtetën e marrëdhënies së tyre: Nuk jemi ndarë, por ai…

Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, ka folur publikisht për herë të parë për zërat që kanë qarkulluar rreth marrëdhënies së tyre, duke i hedhur poshtë aludimet për një ndarje. Gjatë një interviste në “Wake Up”, ajo sqaroi se mes tyre nuk ka asnjë krizë dhe se shumë prej gjërave që janë thënë nuk janë të vërteta.

Ajo u ndal edhe te komentet që janë bërë për martesën e tyre, duke thënë se janë përhapur interpretime të gabuara. Sipas saj, Miri nuk është martuar për dokumente dhe madje ende nuk ka marrë shtetësinë gjermane, edhe pse ka pasur mundësinë ta bëjë këtë.

Rabea tregoi se arsyeja pse ata jetojnë mes dy vendeve lidhet me angazhimet profesionale të të dyve. Ajo u shpreh se Miri ka karrierën e tij në Shqipëri dhe nuk mund ta lërë lehtë, ndërsa edhe vetë vazhdon punën e saj në parlamentin gjerman.

Ajo e përshkroi këtë situatë si një sakrificë familjare, sidomos për Mirin, për shkak të lidhjes së fortë që ai ka me vajzën e tij. Në fund, Rabea ndau edhe disa detaje më personale e të ëmbla nga marrëdhënia e Mirit me vajzën, duke treguar se ata kanë shumë ngjashmëri në karakter dhe në përditshmëri.

Të fundit