Bashkëshortja e Mirit zbulon gjithçka: Ja pse Miri duhet të ndahet nga Selin

Bashkëshortja e Mirit zbulon gjithçka: Ja pse Miri duhet të ndahet nga Selin

E ftuar në emisionin e Top Albania Radio, Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, ka folur hapur për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo ka komentuar raportet dhe debatet e Mirit me banorët e tjerë, duke u ndalur veçanërisht te marrëdhënia e tij me Selin. Sipas Rabeas, bashkëpunimi mes tyre mund të zgjasë ende, por ndarja është e pashmangshme.

“Unë mendoj se Miri dhe Selin do vazhdojnë edhe për një kohë, por do vijë momenti kur duhet të ndahen. Më mirë më shpejt se më vonë. Secili duhet të luajë lojën e vet. Në fund, të dy mund të shkojnë në finale,” u shpreh ajo.

Rabea theksoi se për të fituesi i këtij edicioni është Miri, ndërsa si konkurrentë të fortë përmendi Kristin, Brikenën dhe Selin.

E pyetur se çfarë do i thoshte bashkëshortit nëse do të hynte në shtëpinë e BBV për një surprizë, ajo u shpreh me shumë emocion:

“Do i thoja që jam shumë krenare për të. Çuditem si i përballon situatat dhe sa durim ka. E dua shumë. Do i kujtoja se nuk ka hyrë për pjesëmarrje, por për të fituar.”

Ajo shtoi se do të kishte dëshirë të takonte edhe Baby G, duke e cilësuar si një nga banoret që nuk ka hyrë për ta sulmuar Mirin.

Ndërkohë, për Selin, Rabea kishte një mesazh të shkurtër dhe korrekt:

“Do ishte kënaqësi ta takoja dhe t’i uroja gjithë të mirat. Nuk kam diçka specifike për t’i thënë.”

Të fundit