BBVA 5 nis sonte – ja ç’dihet deri më tani për këngëtarët, modelet, gazetarët dhe VIP-at që priten brenda!

BBV nis sonte – ja ç’dihet deri më tani për këngëtarët, modelet, gazetarët dhe VIP-at që priten brenda!

Big Brother VIP Albania 5 nis zyrtarisht të shtunën, më 20 dhjetor, në Top Channel, nën moderimin e Ledion Liços. Spektakli pritet me interes të lartë dhe premton surpriza, dinamika të forta dhe një shtëpi të re, të cilën moderatori e ka cilësuar si më të bukurën e realizuar ndonjëherë.

Banori i parë i konfirmuar zyrtarisht është Angelo Haruni, moderator i emisionit “Top Talk Economy”. Ai e bëri publik lajmin vetë, duke njoftuar hyrjen në izolim total dhe duke theksuar se do të marrë pjesë pa role apo strategji, por si vetvetja.

Ndërkohë, në media dhe rrjete sociale po qarkullojnë emra të shumtë VIP të përfolur si konkurrentë të mundshëm, mes tyre këngëtarë, modele, gazetarë dhe figura publike si: Stine, Rovena Dilo, Angela Martini, Kristi Lamaj, Sabina Mete, Robert Aliaj, Selin Bollati, Dajana Gjoka, Ilir Vrenozi, Juxhin Plovishti, Kleoniki Delijorgji, Valer Kolnikaj, Jonida Mukja, si edhe analisti Lorenc Vangjeli. Këta emra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga produksioni.

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 do të jetë nën vëzhgim 24 orë live në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, ndërsa spektakli i hapjes do të transmetohet të shtunën në orën 21:00.

Të fundit