BBVIP5 sapo nisi! Emri i parë zbulohet para kohe nga Ed Manushi?

Ed Manushi, në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, komentoi emrat që po përfliten në rrjet si kandidatë të mundshëm për edicionin e ardhshëm të “Big Brother VIP Albania”.

Ronaldo Sharka e pyeti: “Sa persona nga ‘E Diell’ do të çosh këtë vit në ‘Big Brother VIP 5’?”

Ed Manushi u përgjigj: “Kemi një kandidaturë nga ‘E Diell’ për këtë vit. Dëshiron të dish emrin? Hilda Kërtalli është një kandidate serioze për ‘Big Brother VIP 5’.”

Më tej, Ronaldo e pyeti nëse mendon se Hilda do të jetë pjesë e programit.

Ed Manushi u shpreh: “Kam përshtypjen se është një kandidaturë shumë interesante dhe e përshtatshme për këtë format.”

Të fundit