Në episodin më të fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja Arbana Osmani priti si të ftuar shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me rastin e publikimit të librit të tij më të ri.
Gjatë intervistës, biseda u zhvendos përtej letërsisë, duke prekur prapaskenat e Top Channel, ku të dy kanë qenë pjesë e stafit ndër vite. Në një moment që ngjalli interes të madh te publiku, Arbana e vuri Blushin përballë pyetjes: “Kë do të zgjidhje mes meje dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality?”
Përgjigja e Blushit ishte e menjëhershme dhe zbuloi një detaj të panjohur më parë nga historia e Big Brother VIP:
“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”, u shpreh ai, duke e vënë moderatoren në siklet.
Deklarata bëri xhiron e rrjetit dhe ndezi diskutime mbi vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.
Ndërkohë, pak minuta më vonë, teksa intervista transmetohej ende ‘live’, Ledion Liço reagoi në mënyrë të tërthortë në Instagram, duke publikuar thënien e Jim Carrey:
“Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja.”
Postimi u interpretua gjerësisht nga ndjekësit si një përgjigje filozofike – dhe disi thumbuese – ndaj deklaratës së Blushit.






