Benita shpërthen në lot për Klodin: “E urrej veten”

Benita shpërthen në lot për Klodin: “E urrej veten”

Benita Zena duket se është penduar për ndjenjat që i shprehu Klodian Mihajt. Pas spektaklit të së hënës, këngëtarja u pa tejet e emocionuar gjatë një bisede me Londrim Mekajn, ku nuk i mbajti dot lotët.

Teksa qan me dënesë, Benita shprehet e zhgënjyer me veten, duke theksuar se nuk duhet ta kishte bërë një hap të tillë.
“E urrej veten. Nuk është dashur,” dëgjohet të thotë ajo, e prekur emocionalisht.

Pak javë më parë, Benita u befasua gjatë Prime-it për ditëlindje nga ish-partneri i saj, Endri. Ajo kishte deklaruar se mes tyre dyert mbeten të hapura dhe se gjithçka do të sqarohet pas përfundimit të këtij edicioni.

Nga ana tjetër, Klodian Mihaj ka bërë të ditur se ka lënë jashtë një marrëdhënie që më herët ishte kthyer në temë diskutimi edhe brenda shtëpisë.

Të fundit