Site logo

Ntreg

Bëra IVF për të pasur djalë fëmijën e tretë – rrëfimi i sinqertë i Emina Çunmulaj

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, ka ndarë një rrëfim shumë personal dhe emocional gjatë një interviste me Orinda Hutën.

Nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ajo ka zbuluar se ardhja në jetë e djalit të saj, Sha, nuk ka qenë një shtatzëni natyrale, por rezultat i një procesi të gjatë dhe të vështirë të fertilizimit in-vitro (IVF).

Emina tregoi se gjithmonë kishte mbetur shtatzënë lehtësisht, por kësaj here vendosi të ndiqte një rrugë tjetër. Duke qenë e bindur se edhe shtatzënitë e ardhshme do t’i sillnin vajza, ajo i propozoi bashkëshortit që të provonin IVF-in, i cili në SHBA ofron edhe mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë.

“Ky proces nuk ka qenë i lehtë për mua. Nisim me pesë embrione, por vetëm një doli i shëndetshëm. Ai është djali ynë, Sha”, rrëfeu modelja.

Me këtë hap të guximshëm, Çunmulaj ka thyer një tabu duke folur hapur për IVF-in, një proces shpesh të stigmatizuar, duke u bërë zë për shumë gra që përballen me sfida të ngjashme fizike dhe emocionale.

Të fundit