Aktori dhe këngëtari i njohur, Bes Kallaku, ka emocionuar ndjekësit me një postim të veçantë kushtuar prindërve të tij.
Pak orë më parë, ai publikoi disa imazhe të tyre, duke i shoqëruar me një mesazh të ndjerë, i cili përcjell respekt dhe dashuri të thellë.
“Bibla. Mateu 19:19 – ‘Ndero atin tënd dhe nënën tënde…’ Lum ata që i kanë. Zoti ju ruajt dhe i paçi me jetë edhe ju! Prindërit tanë kënaqen me pak, por ajo pak për ta është shumë,” shkroi Besi.

Ky mesazh ka prekur zemrat e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me dhjetëra komente pozitive, duke e vlerësuar lidhjen e tij të fortë me familjen dhe respektin që ai shpreh publikisht për prindërit.
Përtej karrierës në humor dhe muzikë, ky gjest tregon anën e ndjeshme të artistit, i cili nuk nguron të ndajë vlera të forta familjare me publikun e tij.







