Site logo

Ntreg

Besa Kokëdhima martohet së shpejti me Tedin: Detaje nga ceremonia private jashtë Tiranës

Besa Kokedhima

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima po përgatitet për dasmën e saj, që do të mbahet më 14 shtator. Pas një lidhjeje të konsoliduar me partnerin e saj, Tedi, çifti ka vendosur të bëjë një ceremoni private, larg syve të publikut dhe medias.

Dasma do të zhvillohet në një lokacion të veçantë pranë kryeqytetit, ku do të jenë të ftuar vetëm miqtë e ngushtë dhe të afërmit e çiftit. Besa ka kërkuar që të mos postohen pamje nga ceremonia, duke ruajtur privatësinë e këtij momenti të veçantë. Disa nga emrat më të njohur të skenës pritet të performojnë live gjatë festës.

Në një intervistë, Besa rrëfeu se ndihet më e dashuruar se kurrë dhe se Tedi është mbështetja e saj më e madhe:
“Kur jam e stresuar, ai është i vetmi që më qetëson. Kuptimi i jetës për mua është dashuria,” tha këngëtarja. Ajo shtoi gjithashtu se dasma është shumë afër dhe se do të ketë më shumë se një fustan për ditën e saj të madhe.

Besa pranoi se kishte frikë për vendimin e martesës, por tani ndihet gati për këtë hap të rëndësishëm:
“Jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më mbetet gjë peng,” përfundoi ajo.

Partneri i Besës, Tedi, është një ekspert juridik që ka preferuar gjithmonë të ruajë profil të ulët, dhe bashkëjetesa e tyre e gjatë ka çuar në këtë moment të veçantë.

Të fundit