Ajka feston ditëlindjen, Xhensila dhe Besi organizojnë festa të ndara
Ajka, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, ka festuar sot ditëlindjen. Megjithatë, kjo ditë e veçantë nuk u shënua si një moment ribashkimi për dy prindërit e saj të njohur. Ndryshe nga vitet e mëparshme, ku janë parë bashkë në raste të rëndësishme për fëmijët, këtë herë ata kanë vendosur të organizojnë dy festa të ndara.
Të dy prindërit ndanë momente nga ditëlindja në rrjetet sociale, por në asnjë prej postimeve nuk u shfaqën bashkë. Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur ta festojnë këtë ditë të rëndësishme secili në mënyrën e tij, përkrah familjarëve dhe miqve më të afërt.


Edhe pse ndarja e tyre është zyrtarizuar prej disa muajsh, fakti që nuk kanë qenë bashkë as për ditëlindjen e vajzës së tyre më të madhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet dhe reagimet, ku shumë prej tyre kanë vënë re mungesën e një momenti të përbashkët familjar.






