Big Brother në pauzë – a ka lidhje ndarja e përfolur e Sarës me Ledionin me vonesën e formatit?

Big Brother në pauzë – a ka lidhje ndarja e përfolur e Sarës me Ledionin me vonesën e formatit?

Ndërsa Big Brother VIP Kosova po përgatitet të nisë sezonin e ri më 17 nëntor, në Shqipëri fansat e reality show-t po presin ende lajme për “Big Brother VIP Albania”, por këtë herë gjithçka duket më e paqartë se kurrë.

Sot është 10 nëntor, dhe nga Top Channel ende asnjë njoftim zyrtar për datën e fillimit të sezonit të pestë. Kjo “heshtje” ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjet:
– Pse po vonohet njoftimi?
– A do ta drejtojë sërish Ledion Liço formatin?
– Dhe më kryesorja, a po ndikon ndarja e përfolur mes Ledionit dhe Sara Hoxhës në zhvillimin e programit?

Thashethemet për një krisje në marrëdhënien e çiftit qarkullojnë prej muajsh. Sipas burimeve për Iconstyle, në festën e fundit të Top Media-s, Sara dhe Ledioni nuk janë parë pranë njëri-tjetrit, ndryshe nga Lori Hoxha, e cila është shfaqur disa herë në shoqërinë e Ledionit.

Edhe pse deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga çifti apo produksioni, fansat po spekulojnë se mosmarrëveshjet personale mund të kenë ndikuar në vonesën e njoftimit për sezonin e ri.

Ndërkohë, në rrjete sociale po përfliten emra të shumtë VIP-ash që mund të hyjnë këtë vit në shtëpinë më të famshme në vend. Por deri në një konfirmim zyrtar, gjithçka mbetet në nivel thashethemesh.

A është kjo thjesht strategji për të shtuar kureshtjen, apo sinjal i ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në “BBVA”?
Publiku do ta zbulojë shumë shpejt…

Të fundit