Vëllai i Madh” njoftoi zyrtarisht se “Big Brother VIP 5” do të nisë në muajin dhjetor, dhe kjo ka mjaftuar që rrjetet sociale të mbushen me aludime e diskutime rreth personazheve që mund të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin u zbuluan disa detaje të vogla për formatin e ri, ndërsa moderatori Ronaldo Sharka komentoi listën e emrave që po qarkullojnë si të mundshëm banorë.
Mes personazheve më të përfolur janë Arjan Curri, Arbenita Ismaili, Shpat Kasapi, Eros Grezda dhe disa të tjerë. Sharka ndau opinionet e tij nëse këto figura kanë gjasa të jenë realisht pjesë e “BBV5” apo thjesht thashetheme të rrjetit.
Me nisjen e afërt të spektaklit, publiku mbetet në pritje për konfirmimet zyrtare të banorëve që do të ndjekin 24/7.






