Site logo

Ntreg

“Big Brother VIP Albania 5” – ja cilët emra po përfliten për edicionin e ri

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, po përgatitet të rikthehet me edicionin e pestë. Burime tregojnë se sezoni i ri pritet të nisë para muajit dhjetor, ndërsa rrjetet sociale dhe mediat rozë tashmë janë mbushur me aludime rreth konkurrentëve që do të hyjnë në shtëpi.

Sipas informacioneve të publikuara nga Vip Magazine, disa personazhe të njohur nga bota e muzikës, artit dhe televizionit janë kontaktuar për të qenë pjesë e formatit. Në listën e emrave që qarkullojnë si pjesëmarrës potencialë përmenden:

  • Lore
  • Hilda Kertalli
  • Kleoniki Delijorgji
  • Roerd Toçe
  • Kostana Morava
  • Vitmar Basha
  • Renee Reffo

Edhe pse produksioni nuk ka bërë ende asnjë konfirmim zyrtar, pritshmëritë janë të larta dhe publiku është i etur për të zbuluar se kush do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri këtë sezon.

Të fundit