Big Brother VIP Albania 5? Këngëtarja e zbulon live në radio!
Këngëtarja Lore ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë detaje interesante për karrierën e saj dhe projektet muzikore që pritet të sjellë.
Gjatë bisedës, ajo u pyet edhe për mundësinë e një dissi muzikor, por përgjigjja e saj u kthye në një detaj surprizë, pasi përmendi ftesën që ka marrë për të qenë pjesë e reality show-t më të ndjekur në vend, “Big Brother VIP Albania”.
“Mua më ka ardhur një ftesë edhe vjet, por unë nuk isha gati. A jam gati tani? Nuk e di, do ta zbuloj kur të më vijë ftesa,” – u shpreh Lore, duke lënë të kuptohet se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Edhe pse nuk dha një konfirmim të prerë, këngëtarja la të hapur mundësinë që këtë vit të jetë ndër konkurrentët e edicionit të ri të formatit, çka padyshim do të ishte një surprizë për publikun shqiptar.
Fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë deklaratën e saj, duke u ndarë mes atyre që e duan në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe atyre që e shohin më të fokusuar tek muzika.
Nëse Lore i bashkohet “BBVA”, pritet të sjellë dinamika të reja dhe të tërheqë një pjesë të madhe të audiencës së saj brenda shtëpisë.






