Big Brother VIP: Motra e Mateos zbulon pse ai u detyrua të flasë për Brikenën

Big Brother VIP: Motra e Mateos zbulon pse ai u detyrua të flasë për Brikenën

Motra e Mateos, Keisi, ka folur për herë të parë publikisht në emisionin “Shqipëria Live” lidhur me rrugëtimin e vëllait të saj në “Big Brother VIP” dhe raportin e tij me Brikenën.

Ajo ka komentuar edhe reagimin e familjarëve të Brikenës pas deklaratave që Mateo bëri brenda shtëpisë për historinë e tyre. Sipas Keisit, reagimi i tyre nuk i ka shqetësuar aspak, pasi çdo familje ka të drejtë të mbrojë fëmijën e vet.

“Reagimi i familjes së Brikenës nuk na ka shqetësuar fare. Ata kanë të drejtë të reagojnë, sepse Brikena është vajza e tyre. Por kjo histori u përket të dyve dhe kanë të drejtë ta tregojnë të dy,” u shpreh ajo.

Keisi theksoi se kjo është pjesë e së shkuarës së Mateos dhe ai u ndje i detyruar të fliste, pasi ndaj tij po drejtohej gishti si mashtrues. Sipas saj, Mateo ka qenë i qartë se i takonte Brikenës ta tregonte historinë, por përderisa ajo heshti, ai zgjodhi të flasë.

“Nuk ngrihet dinjiteti yt duke drejtuar gishtin ndaj dikujt tjetër dhe duke e quajtur mashtrues,” shtoi ajo.

Në fund, Keisi zbuloi se nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e Brikenës, duke theksuar se nëse ata do të ishin ndjerë të kërcënuar, do t’i kishin kontaktuar vetë. Ajo nënvizoi se raporti mes Brikenës dhe Mateos i përket vetëm atyre dhe mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet më tej.

Të fundit