Big Mama shpërthen pas finales së “Ferma VIP”: “Ishte e shitur!”

Pas përfundimit të sezonit të dytë të spektaklit “Ferma VIP”, ku fitues u shpall Big Basta, polemikat kanë shpërthyer në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Një nga zërat më të fortë ka qenë Big Mama, e cila ka shprehur hapur pakënaqësitë e saj në lidhje me mënyrën si u menaxhua gara.

E ftuar në emisionin “Krejt n’Debat”, artistja e njohur nuk i kurseu akuzat ndaj produksionit, duke sugjeruar se fitorja ishte e manipuluar:

“Për mua fitorja ka qenë Roni dhe e kam fituar vetë. Pse s’kam fituar spektaklin? Sepse ishte e qartë që gjithçka ishte e shitur! Dikush ka nevojë për emër, dikujt i intereson vetëm titulli”, deklaroi ajo pa asnjë përmbajtje.

Në stilin e saj të njohur të drejtpërdrejtë, Big Mama shtoi:

“Unë nuk kam qenë hipokrite si disa. Nuk e shes veten për spektakël, as për lek, as për asgjë tjetër!”

Deklarata e saj ka ndezur reagime të shumta online, ku fansat janë ndarë në kampe – disa mbështesin deklaratën e saj, ndërsa të tjerë e konsiderojnë të nxituar.

Dy finalistë të tjerë, Andueli dhe Andrea, gjithashtu kanë lënë të kuptohet se finalja nuk pasqyronte realisht mbështetjen publike dhe dinamikën gjatë garës.

“Ferma VIP” këtë vit solli shumë emocion dhe dramë, por edhe një hije dyshimi mbi transparencën dhe drejtësinë e spektaklit – debat që me sa duket nuk do të shuhet shpejt.

Të fundit