Site logo

Ntreg

Blero i zhgënjyer në dashuri? Historia me Agneten në pikëpyetje

Duket se Blero nuk po gjen qetësi në jetën sentimentale, pasi lidhja e tij me Agneten – e dashura e re që kishte ngjallur interes në rrjete – mund të ketë marrë fund.

Shkak për këto dyshime është bërë një postim i dyshimtë i modeles në Instastory, ku ajo shkruan:
“S’ke nevojë me i thanë të dua njeriut, veç me vepra kallzon e je n’rregull.”
Një thënie që duket se i drejtohet pikërisht këngëtarit, si një mesazh i fshehur për mungesën e përkushtimit.

Nëse kjo nuk mjaftonte, një tjetër shenjë e fortë është fakti që dyshja nuk ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, një sinjal i qartë për një krisje ose ndarje të mundshme.

Ndonëse nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga asnjëri prej tyre, veprimet në rrjet po flasin më shumë se fjalët. Fansat shpresojnë që kjo të jetë vetëm një pauzë e përkohshme, por për momentin, heshtja dhe distanca digjitale flasin vetë.

Të fundit