Site logo

Ntreg

Bllokohet muzika e Gjestit – Yll Limani i del hapur në mbrojtje

Problemet e fundit në industrinë muzikore kanë bërë që Yll Limani t’i shprehë hapur mbështetjen e tij për kolegun dhe mikun, Gjestin. Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4” po përballet me pengesa serioze për publikimin e projekteve të reja, për shkak të një konflikti me distributorin e mëparshëm, të cilin ai e konsideron të padrejtë.

Gjesti ka deklaruar se është i detyruar t’i mbajë këngët e përfunduara “në sirtar”, derisa të zgjidhet çështja dhe të rivendoset drejtësia.

Ylli, duke treguar solidaritet të plotë, ka ndarë në InstaStory mesazhin e shkurtër: “Me Gjestin”, ndërsa në një tjetër reagim ka shtuar:

Bllokohet muzika e Gjestit – Yll Limani i del hapur në mbrojtje

“Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë Zot i veprës së vet.”

Bllokohet muzika e Gjestit – Yll Limani i del hapur në mbrojtje

Ky qëndrim ka marrë vëmendjen e publikut, sidomos pasi të dy janë pjesë e të njëjtës kompani muzikore, gjë që e bën këtë mbështetje edhe më të fuqishme.

Ndërkohë, Gjesti ka bërë të ditur se nuk do të dorëzohet kurrë, duke pritur momentin kur muzika e tij do të rikthehet në skenë.

Bllokohet muzika e Gjestit – Yll Limani i del hapur në mbrojtje

Të fundit