“Bobat e Çoles në Bajram Curri, Loredana dhe Xheni ndajnë momente nga udhëtimi”

Gjysmëfinalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, ka nisur një udhëtim drejt veriut të Shqipërisë, duke zgjedhur të kalojë disa momente relaksi larg atmosferës së nxehtë që po përjeton në jetën e saj personale.

Ndërkohë që shumë po flasin për raportin e saj me Jozin, i cili duket se po kalon një periudhë të vështirë jashtë shtëpisë, Loredana po shijon kohën me një tjetër mik të ngushtë të shtëpisë, Xenin. Nga Bajram Curri, ajo është parë duke kaluar momente të këndshme pranë tij, duke treguar lidhjen e fortë që ata kanë pasur brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, Loredana kishte pranuar se po kalon një periudhë emocionalisht të vështirë, por se do të flasë më shumë për këtë kur të vijë koha e duhur, duke lënë në pritje ndjekësit e saj për detaje të mëtejshme.

"Bobat e Çoles në Bajram Curri, Loredana dhe Xheni ndajnë momente nga udhëtimi"

Të fundit