Moderatorja e njohur Bora Zemani ka folur për herë të parë, në mënyrë indirekte, për faljen e tradhtisë dhe vendimin për t’u ribashkuar me Donald Veshajn. Bora ishte e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, ku preku një nga temat më delikate të marrëdhënieve në çift.
E pyetur nga Grida se “në çfarë niveli fal”, Bora dha një përgjigje që reflekton pjekuri emocionale dhe vetëdije të plotë për situatën që ka kaluar.
“Unë nuk fal me naivitet dhe as duke u gënjyer. Fal me koshiencë të plotë. E di ku është gabuar, por zgjedh ta fal dhe ta tejkaloj”, u shpreh moderatorja.
Ajo theksoi se falja për të nuk nënkupton kompromis me parimet personale, por një përpjekje për të mos hedhur poshtë gjithçka pa u përpjekur më parë për të shpëtuar një marrëdhënie.
“Nuk i zgjeroj kufijtë e mi, ato mbeten të njëjtat. Pyetja është: a kishte ndonjë mundësi që kjo marrëdhënie të shpëtohej?”, shtoi Bora.
Deklarata e saj lidhet drejtpërdrejt me historinë e dashurisë mes saj dhe aktorit Donald Veshaj. Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes së Donaldit në Big Brother VIP, ai krijoi një romancë brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke shkaktuar reagime të shumta dhe duke u kthyer në një nga trekëndëshat më të komentuar në televizionin shqiptar.
Pas përfundimit të formatit, romanca u mbyll, ndërsa Donald kërkoi rikthimin me Borën. Ky proces kërkoi kohë dhe reflektim, ndërsa, siç pranon vetë Bora, ribashkimi erdhi përmes një “faljeje me vetëdije të plotë”, për të ruajtur atë që kishin ndërtuar ndër vite.






