Site logo

Ntreg

Bora Zemani “vulos” sezonin e ri: Ja cili emision do të drejtojë

Bora Zemani “vulos” sezonin e ri: Ja cili emision do të drejtojë

Pas javësh të tëra thashethemesh, është bërë zyrtare: Bora Zemani do të vazhdojë në krye të programit “Për shqiptarët” edhe për sezonin e ri televiziv.
Top Channel e ka konfirmuar lajmin përmes një videoje në Instagram, duke hedhur dritë mbi të ardhmen e moderatores.

Ky emision, i cili fillimisht u drejtohej nga Marina Vjollca deri në janar, më pas iu besua Borës. Tashmë është e qartë se suksesi i saj e ka siguruar rikthimin në ekran me këtë format.

Ndërkohë, për emisionin “Piramida”, që Bora e drejtoi sezonin e kaluar, ende nuk ka detaje mbi vazhdimësinë apo ndryshimet që mund të sjellë vjeshta televizive.

Të fundit