Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë private në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë ditëve të fundit.
Qëllimi i vizitës lidhet me interesin për investime në sektorin e turizmit përgjatë bregdetit shqiptar. Gjatë qëndrimit të tyre, çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku është në fazë planifikimi një resort luksoz me pesë yje.
Ata kanë ndaluar gjithashtu për disa orë në zonën e Zvërnecit, një vend me potencial të lartë për zhvillim turistik, ku po shqyrtohet mundësia për një tjetër projekt të lidhur me hotelerinë dhe shërbimet turistike.
Vizita e tyre është mbyllur me një darkë private në zonën e Lungomares 2, në një ambient të rezervuar për një rreth të ngushtë personash. Janë marrë masa të shtuara sigurie për të ruajtur karakterin jopublik të takimeve dhe lëvizjeve të tyre.






