Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” vijojnë të rriten, ndërsa një debat i fortë ka shpërthyer mes Mirit dhe Mateos gjatë orëve të fundit.
Përplasja nisi pasi Mateo ironizoi Mirin, duke i thënë se në lojë nuk i kishte mbetur më asgjë tjetër përveçse të pranonte se kishte ndjenja për Selin. Kaq mjaftoi që diskutimi mes tyre të merrte një drejtim personal.
Miri reagoi menjëherë, duke e kthyer debatin te raporti i Mateos me Brikenën dhe duke lëshuar një deklaratë që u bë menjëherë virale:
👉 “Unë nusen time e kam bërë për vete brenda një nate.”
Biseda mes tyre vijoi me tone ironike dhe thumbuese, ku Mateo u shpreh se një burrë duhet të ndjekë personin që pëlqen, ndërsa Miri ia ktheu duke vënë në dyshim aftësinë e tij për t’i “mbushur mendjen” Brikenës.
Debati u tensionua edhe më shumë kur Miri shtoi se nëse Mateo nuk kishte arritur ta bindte deri tani, atëherë sipas tij “nuk qenke burrë”, duke sjellë reagime të menjëhershme nga banorët e tjerë që ndoqën diskutimin.
Situata mes dy banorëve vjen në një moment kur marrëdhëniet brenda shtëpisë janë bërë gjithnjë e më të ndërlikuara, ndërsa raportet Selin–Miri dhe Mateo–Brikena vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut.






