Butrint Imeri ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor për sezonin veror, i shoqëruar si zakonisht me bujë dhe pritshmëri të larta për sukses. Në qendër të vëmendjes këtë herë ka qenë jo vetëm muzika, por edhe protagonisja e klipit – influencerja shqiptaro-boshnjake, Melisa.

Pamjet nga videoja muzikore kanë tërhequr vëmendjen për shkak të afërsisë mes dyshes, duke shtuar aludimet për një marrëdhënie përtej bashkëpunimit artistik.
Kjo vjen pak kohë pas përfundimit të lidhjes së përfolur të këngëtarit me influenceren turke Sezen, me të cilën u shfaq në disa udhëtime në Meksikë.
Pas interesimit për dinamikën e re mes Butrintit dhe Melisës, burime pranë tyre bëjnë të ditur disa detaje mbi natyrën e kësaj afërsie.
A janë thjesht miq dhe bashkëpunëtorë në projektin muzikor apo bëhet fjalë për një lidhje të re sentimentale?






