Site logo

Ntreg

Capital T dhe Adrola Dushi shfaqen bashkë në dasmë jashtë vendit!

Capital T dhe Adrola Dushi shfaqen bashkë në dasmë jashtë vendit!

Prej muajsh në showbiz-in shqiptar është përfolur një romancë e mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushit, por duket se së fundmi ata janë “kapur mat” në një moment që po bën xhiron e rrjeteve.

Të ftuar në një dasmë luksoze jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, dyshja janë parë të pandashëm gjatë gjithë mbrëmjes. Capitali dhe Adrola kanë kaluar shumë kohë pranë njëri-tjetrit, duke u argëtuar mes miqve e të ftuarve të tjerë.

Edhe pse prej kohësh kanë shmangur komentet rreth marrëdhënies së tyre, ky moment i përbashkët duket se ka ndezur sërish thashethemet për një lidhje që s’është më aq sekrete.

Pavarësisht se dasma ishte larg syve të publikut, paparacët nuk i kanë kursyer dhe kanë arritur të sigurojnë pamje ku Capital T dhe Adrola shihen së bashku, duke i dhënë “zjarr” rrjeteve sociale.

Capital T dhe Adrola Dushi shfaqen bashkë në dasmë jashtë vendit!

Të fundit