Ylli Limani ka shqetësuar fansat e tij pas një njoftimi të papritur në rrjete sociale.
Nëpërmjet një postimi në Instagram Story, këngëtari i njohur falënderoi publikun shkodran për mbështetjen, por njëkohësisht tregoi se koncerti i planifikuar në “Mad Summer Club” nuk u mbajt dot. Arsyeja? Policia ndërhyri për të dytën herë radhazi, duke pamundësuar realizimin e eventit.
“Shkodër, faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon,” – shkroi ai në një mesazh që u shpërnda menjëherë nga ndjekësit e tij.

Ky reagim u interpretua si një situatë e tensionuar me autoritetet, edhe pse vetë artisti nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e ndërhyrjes së policisë.
Ndërprerja e dy koncerteve radhazi në Shkodër ka zhgënjyer fansat, por Limani siguroi se do të rikthehet shumë shpejt në qytetin verior, duke u premtuar adhuruesve të tij një performancë të paharrueshme.






