Duket se lidhja mes Loredana Bratit dhe Joz Markut ka marrë fund. Të paktën kështu kanë aluduar ndjekësit pas postimit të fundit të saj në InstaStory. Teksa pozon për një reklamë, vëmendja e publikut është përqendruar te një detaj i vogël, por domethënës: mungesa e unazës që Jozi dikur i kishte dhuruar.
Ky veprim ka mjaftuar për të ndezur spekulime në rrjet për një ndarje përfundimtare mes çiftit, megjithëse vetë Loredana nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për konfirmimin e lajmit.
Fansat, të mësuar me shfaqje publike të dashurisë së tyre, e kanë interpretuar heshtjen si një sinjal të qartë se diçka ka ndryshuar në marrëdhënien e tyre.
Mbetet për t’u parë nëse njëri prej tyre do të thyejë heshtjen dhe do të sqarojë situatën.






