Çfarë të presim sonte në mbrëmje? Alketa Vejsiun në BBVA 5

Çfarë të presim sonte në mbrëmje? Alketa Vejsiun në BBVA 5

Dy nga figurat më të njohura dhe më të komentuara të ekranit shqiptar, Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço, janë bërë bashkë mbrëmjen e djeshme, duke surprizuar publikun dhe duke “thyer” rrjetin me pamjet e tyre të përbashkëta.

Moderatorët, të cilët përfaqësojnë dy prej logove më të mëdha rivale mediatike, Top Channel dhe TV Klan, shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë të ngrohtë miqësore, duke treguar se rivaliteti televiziv nuk pengon marrëdhëniet personale.

Takimi i tyre është shoqëruar edhe me një njoftim që ka ndezur menjëherë kureshtjen e fansave. Përmes një fotografie bardh e zi, ku Ledioni shihet duke qeshur, Alketa ka zbuluar se sonte do të jetë pjesë e spektaklit “Big Brother VIP”.

“Nesër Big Sister viziton Vëllain e Madh”, shkruan Alketa në diçiturë, duke lënë të kuptohet për një moment simbolik dhe të paprecedent, ku dy botë televizive rivale kryqëzohen në të njëjtin spektakël.

Fansat tashmë presin me padurim të zbulojnë se cili do të jetë roli i Alketës në Prime-in e sotëm dhe çfarë surprize është përgatitur për publikun nga ky takim mes dy moderatorëve të famshëm. Mbrëmja e sotme pritet të sjellë emocione dhe momente të veçanta për ndjekësit e “Big Brother VIP”.

Të fundit