Çifti i ditës: Erolld Belegu dhe Diola Dosti shkëlqejnë në dasmën e Teutës

Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, është kurorëzuar sot në një ceremoni madhështore që u mbajt në Katedralen e Prishtinës. Ajo i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Agron Xheloshajn, djalin e politikanit shqiptar në Mal të Zi, Nik Xheloshaj.

Ngjarja ka mbledhur personalitete të njohura nga jeta publike, mes tyre edhe çifti i njohur Erolld Belegu dhe Diola Dosti. Dyshja u shfaq me një paraqitje elegante dhe të përputhur deri në detaj, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të ndjekësve online.

Eleganca dhe përkushtimi në pamjen e tyre nuk kaluan pa u komentuar në rrjete sociale, ku u vlerësuan për stilin dhe klasin e tyre në këtë ditë të veçantë.

Çifti i ditës: Erolld Belegu dhe Diola Dosti shkëlqejnë në dasmën e Teutës

Të fundit