Site logo

Ntreg

Cllevio kthehet në Shqipëri me pranga në duar – ekstradimi bëhet nga Interpoli!

Cllevio kthehet në Shqipëri me pranga në duar – ekstradimi bëhet nga Interpoli!

Reperi i njohur shqiptar Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik Cllevio Serbiano, pritet të ekstradohet nesër nga Dubai drejt Tiranës.

Burime të afërta me artistin bëjnë me dije se Cllevio ka nënshkruar dokumentet e ekstradimit, dhe se më 8 tetor 2025 do të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me akuza penale, të cilat ai vetë i konsideron si “të motivuara nga kundërshtarët e tij”.
Ekstradimi do të realizohet nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kleviol Ahmeti është arrestuar rreth tre muaj më parë në Dubai, pas shpalljes në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Reperi përballet me disa akuza të rënda, përfshirë veprën penale të “shkatërrimit të pronës me eksploziv”.
Ngjarja lidhet me incidentin e ndodhur më 8 qershor 2022Durrës, kur një lëndë plasëse shpërtheu në butikun e njohur “Illyrian”, në pronësi të Rigels Rajkut (Noizy) dhe familjes së tij.

Sipas dosjes së SPAK, Cllevio dyshohet se ka kërkuar ndihmën e Laert Haxhiut për vendosjen e eksplozivit, pas një konflikti të ashpër mes tij dhe Noizyt. Ngjarja asokohe u bë mjaft mediatike, duke ndezur një “luftë virtuale” mes dy reperëve në rrjetet sociale.

SPAK ka përfshirë këtë episod në dosjen që i është dërguar Gjykatës së Posaçme, si pjesë e hetimeve ndaj grupit të Laert Haxhiut.

Të fundit