Site logo

Ntreg

CNN shpall “Zjerm” këngën më të mirë të Eurovision 2025

Mediumi prestigjioz amerikan CNN ka renditur këngën “Zjerm” të grupit Shkodra Elektronike si këngën më të mirë të Eurovision Song Contest 2025, duke i dhënë Shqipërisë një vlerësim historik në skenën ndërkombëtare të muzikës.

Në një artikull të publikuar të premten, ku analizohen dhe renditen 26 këngët finaliste të këtij edicioni, Shqipëria zë vendin e parë. Autori Rob Picheta e përshkruan dyshen shqiptare si “më të papriturit e këtij viti”, ndërsa veçon se stili i tyre “e tejkalon kufirin e zakonshëm të Eurovisionit”.

Në një prononcim për CNN, Beatriçe Gjergji, vokalistja e grupit, theksoi se pjesëmarrja e tyre ishte një hap jashtë zonës së rehatisë:

“Eurovisioni në fakt nuk është një tip i muzikës sonë.”

Pikërisht ky dallim është ajo që, sipas CNN, e bëri “Zjerm” të dallohet mes garuesve, duke e shndërruar në një sukses të papritur e të merituar.

“Nëse beson në llojin e muzikës që do, ndoshta mund të ndodhë diçka,” – shtoi Beatriçe, duke reflektuar mbi triumfin dhe ndikimin që sjell autenticiteti.

Ky vlerësim i CNN përbën një moment historik për muzikën shqiptare, duke e ngritur emrin e Shqipërisë lart në hartën e muzikës evropiane.

Të fundit