E ftuar në emisionin “Goca & Gra”, Heidi Baci foli për herë të parë pas një kohe të gjatë mbi situatën e saj romantike – dhe sqaroi se ndodhet në një periudhë të ndërlikuar, të mbushur me konfuzion dhe paqartësi.
“Situata ime është shumë e komplikuar. Kur t’i vendos gjërat në vijë, do ju përditësoj. Nuk e di, nuk është se kam një përgjigje për këtë tani,” – u shpreh Heidi me sinqeritet.
E pyetur nëse personi për të cilin bëhej fjalë është i njohur për publikun, ajo u shmang:
“Nuk dua që kjo marrëdhënie të kthehet në vëmendje mediatike, siç ndodhi më parë.”
Ndërkohë, Loredana përmendi lajmet që po qarkullonin rreth një djaloshi që e shoqëronte Heidi-n në pushime. Por Heidi i dha fund spekulimeve:
“Ai është kushëriri im, Frenku. E kam si vëlla. Madje më tha: ‘Mos e bëj më këtë se më fike!’”
Heidi foli gjithashtu për vendimin për t’u larguar nga “Goca & Gra”, duke u shprehur se e kishte të nevojshme një shkëputje për shëndetin e saj emocional:
“Pas Big Brother-it nuk isha mirë. Doja të isha pranë familjes. Gjëja që më tremb më shumë është të humbas veten. Ka disa gjëra që nuk i kontrollojmë dot.”
Kujtojmë që romanca mes Heidit dhe Romeo Veshajt nisi brenda shtëpisë së “BBVA 3” dhe u kthye menjëherë në një histori të ndjekur dhe dashur nga publiku. Por aktualisht, marrëdhënia e tyre mbetet e paqartë, ndërsa fansat presin të mësojnë nëse mes tyre ka ende dashuri apo gjithçka ka marrë fund.






