Site logo

Ntreg

Dafina Zeqiri sapo u bë nënë, por tashmë tregon planet për fëmijë të tjerë!

Pak muaj më parë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri përjetoi emocionin më të madh të jetës – u bë nënë për herë të parë. Në jetë erdhi djali i saj, të cilin ajo e pagëzoi me emrin Daskan.

Megjithëse shtatzënia nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë për të, Dafina ka treguar se dëshira për të pasur një familje të madhe nuk ndalet këtu.

Në një postim në Instagram, artistja ka habitur ndjekësit me fjalët e saj:
“Prap se prap e boj edhe njo, a dy a…” – duke lënë të kuptohet se planifikon të sjellë në jetë edhe fëmijë të tjerë në të ardhmen.

Dafina Zeqiri sapo u bë nënë, por tashmë tregon planet për fëmijë të tjerë!

Ky rrëfim i sinqertë ka emocionuar fansat, të cilët e kanë përgëzuar për kurajën dhe dashurinë që tregon si nënë e re.

Të fundit