Site logo

Ntreg

Dafina Zeqiri tregon trupin vetëm 1.5 muaj pas lindjes

Vetëm një muaj e gjysmë pas lindjes së djalit, Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një video të veçantë në Instagram, ku shfaq format e trupit të saj pas shtatzënisë.

E veshur me xhinse të grisura dhe një top ngjyrë nude, këngëtarja ka pozuar para pasqyrës, duke treguar linjat e saj aktuale.

Në mbishkrimin e videos, Dafina ka dhënë edhe një mesazh motivues: “1.5 months postpartum, learning, loving & embracing every bit of this new body”, duke i inkurajuar gratë të pranojnë dhe ta duan trupin e tyre pas lindjes.

Dafina Zeqiri tregon trupin vetëm 1.5 muaj pas lindjes

Pamjet kanë marrë me dhjetëra komplimente, ku fansat e kanë quajtur “mahnitëse” dhe “thjesht wow”. Me këtë postim, Dafina dëshmon sërish se përveç muzikës, mbetet frymëzim për shumë gra.

Të fundit