Në një story të publikuar së fundmi në Instagram, Dafina Zeqiri ngritur dyshimet mbi gjininë e bebit, duke emocionuar kështu të gjithë ndjekësit e saj që prej kohësh presin ardhjen në jetë të bebit gjinia e të cilit deri më sot nuk ishte konfirmuar. Në story-n e hedhur në llogarinë e saj të Instagram-it ajo ka hedhur një video ku shfaqet një fragment nga dasma e saj me Kreshnikun, ku ajo vetë është duke kërcyer. Në përmbajtje të videos thuhet “Xheloze për ty? Jo. E vetmja vajzë që do të jetë më e mirë se unë, do jetë vajza ime.”
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të ngrenë dyshimet se pritja e ëmbël e Dafinës do të finalizohet me një vajzë.
Dafina Zeqiri, e njohur për stilin e saj unik dhe për hitet që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare, është gati të përqafojë një nga rolet më të bukura të jetës – atë të nënës.
Na mbetet vetëm t’i urojmë një lindje të lehtë dhe plot shëndet për të dhe vogëlushen që pritet të vijë në jetë shumë shpejtë.

