Pas disa ditësh me postime misterioze në rrjetet sociale, Luiz Ejlli ka befasuar ndjekësit duke publikuar pamjet e para nga filmi i tij të ri, ku protagonistë janë ai dhe bashkëshortja e tij, Kiara Tito.
Në videon e publikuar, çifti shfaqet duke lexuar skenarin dhe duke bërë prova për rolet kryesore, ndërsa atmosfera në set duket profesionale, por edhe plot ngrohtësi dhe humor mes tyre.
Burime pranë projektit bëjnë të ditur se xhirimet ndodhen ende në fazën përgatitore, ndërsa çdo detaj po zhvillohet me kujdes për të sjellë një produkt artistik në nivel të lartë.
Reagimet e fansave nuk kanë munguar: komentet në rrjete sociale janë mbushur me emocione, kureshtje dhe mbështetje për çiftin, që tashmë shihet si një nga më të dashurit e showbizit shqiptar.
Edhe pse titulli i filmit dhe ekipi realizues mbeten ende të pa zbuluar, pamjet e para japin shenja të qarta për një bashkëpunim profesional dhe shumë të natyrshëm, që premton të sjellë një histori ndryshe në ekranin shqiptar.






