Gjest Martini dhe Danja Pasha kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, duke treguar se lidhja e krijuar brenda shtëpisë ka vijuar edhe jashtë saj.
Së fundmi, Danja ka mbyllur me sukses sezonin e saj të parë në moderim, dhe këtë moment e ka shënuar me një postim falënderues në Instagram për gjithë përvojën dhe mbështetjen e marrë.
Ndër të parët që ka reaguar në këtë postim ka qenë pikërisht Gjesti, i cili ka lënë një koment mbështetës – gjest që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Megjithatë, kujtojmë se Danja tashmë ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Redin, dhe duket se çifti po e shijon në maksimum raportin e tyre, duke ndarë momente të lumtura së bashku në rrjetet sociale.







