Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, Danja Koka ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale. Ajo ka folur gjithashtu në mënyrë të hapur për marrëdhëniet me ish-banorët e “Big Brother VIP 4”.
Danja ka zbuluar edhe planet e saj për muajin shtator dhe nëse do të jetë sërish e pranishme në ekran.
Pjesë nga intervista:
Në marrëdhënie pune, ke bërë ndonjëherë sikur nuk të intereson bashkëpunimi, vetëm për t’u bërë më e kërkuar?
“Nuk është në natyrën time. Kur di që nuk më pëlqen diçka, thjesht them ‘faleminderit, por nuk jam e interesuar’. Nuk dua të lëndoj askënd apo të krijoj keqkuptime.”
Ke refuzuar ndonjëherë bashkëpunim për shkak të pagese?
“Pas përvojës së tre muajve që kaluam atje, ndihem në një fazë ku nuk mund të pranoj të bëj gjithçka falas. Sigurisht që ka kosto, por nuk janë të larta. Nuk jam tipi që kërkon fitime të mëdha, por gjithmonë mendoj edhe për biznesin. Shoqëria më thotë ‘nuk do të arrish kurrë’, por unë kam dy projekte që do i realizoj sepse më pëlqejnë, edhe pse nuk kanë kosto të mëdha.”
Planet për të ardhmen – ku do të jesh në shtator? Si e sheh veten?
“Dua shumë të jem përsëri në televizion, dhe aty do të jemi dhe do të shihemi.”






